Forumi i politikave të arsyeshme.

Forumi i politikave të arsyeshme është organizatë ekspertësh (think-tenk), e themeluar në vitin 2017 me qëllim të:

•Krijimit të bazës për zhvillim të qëndrueshëm në fushën e demokracisë, kulturës dhe arsimit;

• Promovimit të shoqërisë që bazohet në arsyen, si bazë më e qëndrueshme për ndërtimin e politikave të përbashkëta;

• Vënies në qarkullim (lansimin) e platformës për afirmimin e parimeve dhe politikave reale, të prekshme, të mirëkuptuara, pa marrë parasysh a janë të njohura dhe të përditësuara në çastin e shqiptimit të tyre;

• Kundërshtimit të kompromiseve dhe konsensusit të rremë që ofrojnë zgjidhje për qetësimin e situatës, ndërkaq në thelb thellojnë ndarjet në shoqëri dhe kërcënojnë përparimin afatgjatë;

• Sfidimit dhe rishqyrtimit në mënyrë kritike të pozicioneve, të politikave dhe të qëndrimeve të çdo institucioni politik dhe ekonomik, veçanërisht të atyre që janë jodemokratike ose demokratike problematike.